KRYEFAQJA » LAJME » Burg për ata që braktisin fëmijët apo i detyrojnë të lypin
Burg për ata që braktisin fëmijët apo i detyrojnë të lypin

Burg për ata që braktisin fëmijët apo i detyrojnë të lypin

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri paralajmëroi se policia do të kërkojë zbatimin rigoroz të legjislacionit për braktisjen e fëmijëve, apo që detyrohen të lypin. Në konferencëm me temë “Kundër trafikimit të qënieve njerëzore” që u mbajt të premten në Tirane, ai kujtoi se në rrugët e qyteteve shqiptare, vecanërisht në qytetet e mëdha shihen shumë fëmijë të cilët lypin lëmoshë. “Si prind, si njeri ndihem keq kur shoh fëmijë që kërkojnë lëmoshë. Sipas një vlerësimi rezultojnë rreth 340 fëmijë në sistem rruge, por të gjithë e dimë që shifra është shumë herë më e madhe. Duhet luftuar ky fenomen” tha zoti Tahiri. Ai kujtoi se legjislacioni parashikon dënime me deri në 10 vite burg për prindërit që braktisin fëmijët. “Çdo fëmijë që kërkon lëmoshë është viktimë më së pari e familjes së tij. Policia do fillojë menjëherë të kërkojë aplikimin e gjithë legjislacionit, ku parashikohet dënim deri në 10 vjet heqje lirie që identifikohen në kushtet e braktisjes së fëmijëve. Nxjerrja e fëmijëve për të kërkuar lëmoshë, kusht i nevojshme për të lejuar pasojat kriminale të braktisjes së fëmijës dhe shfrytëzimi. Por edhe dhënia lëmoshë është një gabim po kaq i rëndë, sepse ushqen këtë sistem të paligjshëm kriminal të trafikimit të fëmijëve” tha ministri i punëve të brendshme Saimir Tahiri.