KRYEFAQJA » LAJME » Burg për gjyqtaren dhe avokatin
Burg për gjyqtaren dhe avokatin

Burg për gjyqtaren dhe avokatin

Gjykata për Krimet e Rënda ka dënuar të hënën me nga 4 vjet burg gjyqtaren Parashqevi Ademi dhe avokatin Gjovalin Ndokaj. Dy të pandehurit u arrestuan me 11 qershor të këtij viti në Lezhë, nën akuzën se i kanë marrë shumën 200 mijë lekë  dy personave, në një proces penal që po zhvillonin ndaj tyre, me qëllim për të zbutur dënimin. Të dy ish punonjësit e drejtësisë kanë përfituar gjykimin e shkurtuar, që përkthehet në 1/3 e uljes së dënimit.
Vendimi i dënimit shihet në konteksin e polemikave për reformën në drejtësinë shqiptare, vecanërisht gjyqësorit shqiptar, i cili konsiderohet si mjaftë i korruptuar. Në jo pak raste janë denoncuar gjyqtarë të niveleve të ndryshme, që me anë të manovrave juridike kanë dhënë vendime haptas të padrejta, vecanërisht në procese gjyqësore të tilla si vrasje, përvetësimi i pronave, apo aferave të drogës. Përfaqësues të ndryshëm të komunitetit ndërkombëtar që po mbikqyrin reformën në drejtësinë shqiptare, kanë kujtuar se në 20 vjetë e fundit në Shqipëri janë dënuar vetëm tre gjyqtarë shqiptare. Për momentin ekspertët shqiptarë gjenden në Komisionin e Venecias për të paraqitur reformën në drejtësi.