KRYEFAQJA » LAJME » Burg të përjetshëm Gazmir Dacit, vrau Valmir Kolaverin

Burg të përjetshëm Gazmir Dacit, vrau Valmir Kolaverin

29 vjeçari Gazmir Daci do t’i kalojë 35 vitet e jetës së tij në qelitë e burgut.  Ai akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese të Valmir Kolaverit dhe plagosjen e vëllait të tij, Robert Kolaverit më 4 nëntor të viti 2015.  Babai i vrasësit, Xhelal Daci është dënuar për fshehjen e armës së krimit. Pasi kanë pranuar krimin, atë e bir përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi i tyre ulet nga burgim i përjetshëm në 35 vjet heqje lirie për Gazmirin dhe nga 6 në 4 vjet për të atin.