KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Burrnesha”çel TIFF
"Burrnesha" çel TIFF

“Burrnesha”çel TIFF

Tirana International Film Festival e ka ndezur më 28 tetor ekranin e madh me një film provokues si “Burrnesha”. Publiku shqiptar në kinema “Millenium” ishte treguesi më i mirë i një pritshmërie të madhe për filmin me regji të italianes Laura Bispuri, bazuar në librin e shkrimtares së njohur shqiptare Elvira Dones. Pas premierës regjisorja italiane e ka tashmë një përgjigje se si e kanë pritur shqiptarët ekranizimin e një fenomeni si virgjeshat e përbetuara. “Deri dje nuk kisha një përgjigje”, tani e kam, thotë ajo për TVSH. “Për fat është një përgjigje pozitive. Dje ishte shume emocionuese dhe e prisja me një lloj tensioni, por kur degjova ovacionet dhe duartrokitjet e publikut që u ngrit në këmbë, ishte shume bukur” shprehet e emocionuar regjisorja Bispuri.
Deri më sot, jemi mësuar të lexojmë për heroizmin burrnor të këtyre grave fatkeqe, të cilat sigurisht kanë qenë të detyruara forcërisht nga jeta që bënin, të konvertoheshin në “burra”, por gjithmonë vetëm në pikëpamje sociale e kulturore dhe kurrë biologjike. Pikërisht këtu është pika e forcës se konceptit të Laura Bispurit. “Ndoshta është tronditëse të flasësh për intimitetin e këtyre personazheve, por ajo që u përpoqëm të bëjmë ne me këtë film është pikerisht kjo dhe jo të shtireshim sikur ai nuk ekziston. Ndoshta kjo tremb, por është reale. E kuptoj që në Shqipëri “Burrnesha” janë parë si krijesa të paprekshme dhe impakti është e natyrshmë që të jetë i fortë” thotë Laura Bispuri për TVSH.
Veç TIFF filmi “Burrnesha” po ben xhiron e festivaleve në të gjithë botën nga India në Hong Kong dhe nga Nju Jorku në Tiranë.