KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Bursa Çivening edhe për shqiptarët
Bursa Çivening edhe për shqiptarët

Bursa Çivening edhe për shqiptarët

Qeveria britanike lajmëroi se akordon edhe për këtë vit bursat Çevening, një skemë bursash ndërkombëtare që synon zhvillimin e udhëheqësve të rinj. E themeluar nga zyra e çështjeve të jashtme të Komonuellthit dhe organizatat partnere, Çevening ofron dy lloje bursash, përftuesit e të cilave përzgjidhen drejtpërdrejt nga amabsadat britanike nëpër botë. Edhe Shqipëria bën pjese në listën e vendeve përfituese.
Çevening përbën një mundësi të shkëlqyer për udhëheqesit dhe vendimmarrësit e rinj që të zhvillohen nga ana profesionale dhe akademike duke studiuar ne Britanine e Madhe e duke përjetuar njëherësh kulturën britanike.
Aplikimet e hapura për vitin 2016-2017 dhe këtë vit shkollor do te pranojnë 2000 bursiste nga e gjithe bota. Aplikimet mbyllen me 3 nëntor. Ambasada britanike në Tirane fton profesionistët ambicioze dhe me sfond të qëndrueshëm akademik të shfaqin potencialin e tyre si udhëheqes të ardhshëm.
Procedurat e aplikimit dhe dokumentet e duhura, aplikantët shqiptarë mund t’i gjejne në faqen: http://www.chevening.org/albania