KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bursa e Kinës trondit botën
Bursa e Kinës trondit botën

Bursa e Kinës trondit botën

Bursa e Kinës ra përseri sot, një ditë pas humbjes më të rëndë qysh në vitin 2007, e cila shkaktoi tronditje dhe humbje në bursat e gjithë botës. Ndikimi global është pasojë e frikës se rritja e ngadalësuar e Kinës mund të tërheqë poshtë edhe ekonomitë e tjera. Indeksi kryesor i Kinës, Shangai, ra sot me 4 përqind, pas rënies prej 8.5 për qind të hënën. Tregjet e tjera aziatike po ashtu janë hapur më poshtë, por kane shfaqur me tepër rezistencë. Autoritetet kineze zhvlerësuan 2 javë më parë monedhën e tyre me gati 2 përqind, që është niveli më i ulët në dy dhjetevjecare. Pekini thotë se zhvlerësimi i juanit ka për qëllim ta bëjë kursin e këmbimit më të orientuar drejt tregut. Ekonomia në rritje e Kinës ka qenë tregu kryesor për shumë mallrat gjatë viteve të kaluara. Por disa goditje të fundit, si rënia e tregjeve financiare dhe zhvlerësimi i papritur i monedhës, i kanë bërë investitorët të venë në pikëpyetje gjendjen e ekonomisë së dytë më të madhe të botës. Tronditja e bursës kineze solli rënie prej 4-5 për qind në të gjitha bursat evropiane dhe amerikane si dhe një rënie të re të çmimit në naftës me gati 4 për qind.