KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bursat botërore pësojnë sërisht humbje
Tramp drejt presidencës, tronditje në tregje

Bursat botërore pësojnë sërisht humbje

Bursat botërore e hapën përsëri ditën me humbje sot. Tregjet financiare kineze pezulluan punën pas rënies së fortë si pasojë e pasigurisë së investitorëve përballë paqëndrueshmërisë. Këto bursa shënuan 7% rënie. Edhe tregjet në Japoni e vende të tjera pësuan rënie deri në 2%. Kjo rënie u shoqërua përsëri me çmimet mjaft të ulëta të naftës, të cilat shkuan në afro 34 dollarë për fuçi. Në këtë rënie ndikon vendimi i Arabisë Saudite për të mos ulur prodhimin, por edhe vendimi i Shteteve të Bashkuara për të eksportuar nga rezervat e prodhuara në vend.