KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Bursat on-line, përfitimi dhe rreziku

Bursat on-line, përfitimi dhe rreziku

Afro dy dekada e gjysëm nga hyrja e Shqipërisë në rrugën e ekonomisë së tregut, tregu i kapitaleve vazhdon të jetë relativisht i pazhvilluar. Edhe Bursa e Tiranës e krijuar plot bujë disa vite më parë, pasi jetoi më shumë si një koncept burokratik se sa funksionues, u mbyll pa lavdi në 2014.
Ndoshta për shkak të pamundësisë së egzistencës së këtyre tregjeve në Shqipëri, prej disa vitesh tek mjaftë qytetarë shqiptare është rritur interesimi për të investuar në bursat ndërkombëtre. Duke e parë operimin në këtë treg vetëm si një mundësi fitimi, qytetarët po përfshihen në shitje e blerje në bursa, por pa qenë të ndërgjegjshëm për mënyrën e funksionimit të tyre. Prej disa kohësh autoritetet përgjegjëse kanë liçensuar tre kompani që ofrojnë shërbime konsulence. Dy prej tyre veprojnë si shoqëri brokerimi të liçencuara nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare dhe një e liçencuar si institucion financiar jo bankë nga Banka e Shqipërisë. Ndërkohë mjaft kompani të tjera e kryejnë këtë shërbim pa asnjë autorizim të autoriteteve shqiptare, duke pretenduar që ofrojnë produktet e tyre të investimeve në internet në të gjithë botën. Specialistët e AMF thonë se ky treg është mjaft spekulativ. Sipas tyre gjithshkush që investon duhet të ketë të qartë se kompanitë marrin përsipër vetëm këshillimin, ndërsa lojën në bursa, fitimin apo humbjen e kanë vetëm qytetarët.