KRYEFAQJA » LAJME » Bushati dhe Kotzias në Universitetin e Tiranës

Bushati dhe Kotzias në Universitetin e Tiranës

Marrëdhëniet Shqipëri – Greqi janë në perspektivën e tyre me optimiste. Ministrat e jashtëm të të dy vendeve ishin Bushati dhe Kotzias ishin të martën në Univesitetin e Tiranës, ku diskutuan me studentë e profesorë në kuadrin e 45 vjetorit të vendosjes së marredhënieve diplomatike dhe 20 vjetorit të traktatit të miqësisë. Duke bërë të ditur përfundimin brenda vitit të përgatitjeve për një traktat të ri miqësie mes dy vendeve, ministri i jashtëm grek, me terma shume miqësore, ekspozoi interesat e marrëdhenieve me Shqipërinë. Sipas tij kombinimi i Greqisë si vendi më potent i rajonit anëtar i BE me faktorin politik shqiptar që shtrihet në shumë shtete, do të jetë një e ardhme për zhvillim e rajonit.  Në këtë kuader ministri i jashtëm grek Kotzias është angazhuar sërish publikisht për zgjidhjen e problemeve dypalëshe me dialog, mirëkuptim dhe mënyrë racionale. “Grekët kanë mësuar të respektojnë Shqipërinë dhe faktorin shqiptar” ka deklaruar zoti Kozias duke shprehur dëshirën qe Greqia të jete përkrah përparimit të Shqipërisë. Për ministrin e jashtëm shqiptar Bushati, çështjet që tashmë janë shtruar mbeten për t’u dialoguar në funksion të zgjidhjes.