KRYEFAQJA » LAJME » Bushati: Greqia do ta mbështesë Shqipërinë për integrimin europian
kocias, bushati, takim, ministrat e jashtem, shqiperi, greqi

Bushati: Greqia do ta mbështesë Shqipërinë për integrimin europian

Greqia do ta mbështesë Shqipërinë për integrimin europian pasi kjo është në interesin strategjik edhe të Greqisë. Ministri i Jashtem, Bushati, ka deklaruar nga Brukseli ku ka marrë pjesë në takimin e këshillit të ministrave të jashtëm, se me homologun grek ka patur bisedime të frutshme dhe që garantojnë një qëndrim mbështetës të vendit fqinj në diskutimin e këshillit europian në dhjetor për rekomandimin e çeljes së bisedimeve. “E kemi thënë publikisht gjatë kësaj periudhe, por nga ana tjetër besoj se jemi në të njëjtën gjatësi vale, duhet të promovojmë çështje që kanë një interes të prekshëm për qytetaërt në dy vendet tona, jo thjeshtë të fokusojmë të gjitha energjitë në çështje që janë të mbartura nga e kaluara” tha zoti Bushati. Për ministrin e jashtëm shqiptar  “Besoj se Greqia do ta mbështesë Shqipërinë sepse është në interesin strategjik edhe të Greqisë për ta mbështur Shqipërinë në procesin e integrimit sikundër kam shpresë se procesi i reformave ku ne jemi përfshirë si Shqipëri do të na japë mundësi që në dhjetor të hedhim një hap tjetër në procesin e vështirë të integrimit të BE-së”