KRYEFAQJA » LAJME » Bushati inaguron konsullatën në Gjakovë
Bushati inaguron konsullatën në Gjakovë

Bushati inaguron konsullatën në Gjakovë

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati zhvillon të hënën një vizitë në qytetin e Gjakovës. Sipas njoftimit zyrtar të MPJ-së, Kryediplomati shqiptar ku do të inaugurojë rreth orës 13.00, Konsullatën e Nderit të Republikës së Shqipërisë në Gjakovë. Me këtë rast, përveç fjalëve të rastit të shefit të diplomacisë shqiptare, kryetares së komunës Mimoza Kusari-Lila dhe ambasadorit shqiptar në Kosovë Qemal Minxhozi, është parashikuar edhe një program kulturor.