KRYEFAQJA » LAJME » Bushati: Lirimi i Sheshelit, lajm i keq per drejtësinë ndërkombëtare
Bushati: Lirimi i Sheshelit, lajm i keq per drejtësinë ndërkombëtare

Bushati: Lirimi i Sheshelit, lajm i keq per drejtësinë ndërkombëtare

Ministri i jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, e cilësoi një lajm të keq për drejtësinë ndërkombëtare dhe viktimat e luftërave në ish-Jugosllavi, vendimin e Gjykatës së Hagës për shpalljen të pafajshëm të Vojislav Sheshel. “Sot një lajm i keq për drejtësinë ndërkombëtare dhe viktimat e luftërave të ish-Jugosllavisë. Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë shpalli të pafajshëm Vojislav Sheshelin, i cili akuzohej për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Shesheli, njeriu që tallej me këtë institucion të rëndësishëm të drejtësisë ndërkombëtare, është tashmë i lirë të vijojë promovimin e gjuhës së urrejtjes” shkruan zoti Bushati në rrjetin social Fejsbuk. Sipas tij “vendimi i pafajësisë për këtë xhelat, përbën një goditje të rendë jo vetëm për besueshmërinë e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, por edhe një mungesë respekti për viktimat dhe familjarët e tyre”.