KRYEFAQJA » LAJME » Bushati në Argjentinë
Bushati në Argjentinë

Bushati në Argjentinë

Ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë zyrtare në Argjentinë, vizita e parë e këtij niveli pas 15 vitesh. “Bashkëpunimit të mirë mes dy vendeve të evidentuara në organizatat ndërkombëtare duhet të reflektohet dhe në fusha të tjera dhe sidomos në bashkëpunimin ekonomiko-tregëtar. Mes dy vendve ka një potencial të lartë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe ekziston vullneti për të shfrytëzuar maksimalisht atë” tha me këtë rast zoti Bushati. Ai pati takime me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Kulteve, Hector Marcos Timerman, Zv.presidentin e vendit dhe Presidentin e Senatit, Amado Boudou, me kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Argjentines, Guillermo Carmona si dhe me diasporën shqiptare. Gjatë takimeve ministri Bushati ka kërkuar zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushën tregtare, energjisë së rinovueshme, bujqësisë dhe turizmit.
Në planin rajonal ministri Bushati i kërkoi homologut Timerman që Agjentina të ndërmarri hapat e nevojshëm që do të mundësonin pjesëmarrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Një nga momentet e veçnta të vizitës së zotit Bushati, ishte një takim të veçantë me një grup përfaqësuesish të diasporës shqiptare të Argjentinës, si një prej diasporave më të vjetra shqiptare në botë. Ai përgëzoi për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare si dhe u dhuroi disa kopje të Abetares shqipe për nevojat e komunitetit për promovimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe në brezat e rinj. Ministri Bushati i ftoi ata që si një prej diasporave më të vjetra në botë të marrin pjesë në samitin e diasporës që do të zhvillohet në Tiranë në fillim të vitit tjetër.