KRYEFAQJA » LAJME » Bushati-PD po bllokon integrimin në BE

Bushati-PD po bllokon integrimin në BE

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaroi në Kuvend se pengesat në miratimin e reformës në drejtësi do të penalizojnë Shqipërinë.

Shefi i diplomacisë tha se Brukseli ka vënë afat të fundit datën 9 nëntor kur duhet të mbyllet miratimi i reformes në drejtësi.

Ministri i kërkoi opozitës të jetë e kujdesshme edhe kur i referohet lajmeve për përjashtimin e kandidaturave të Shqipërisë si gjyqtare të Starsburgut.