KRYEFAQJA » LAJME » Bushati së shpejti në Paris
Bushati së shpejti në Paris

Bushati së shpejti në Paris

Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, do të bisedojnë në Francë në kuadër të Konferencës rajonale të përvitshme që do të mbahet këtë radhe në Paris në 4 korrik. Ministri i Jashtëm Bushati ka bërë të ditur pjesëmarrjen në këtë takim bashkë me mbajtjen e bisedime në Francë me Ministrin e Jashtëm dhe Zhvillimit Ndërkombëtar të Francës, Kryetaren e Komisionit të Jashtëm në Asamblenë Kombëtare të Francës, dhe me Sekretarin e Përgjithshëm për Çështjet Evropiane. Temat e bisedimeve lidhen me çështje të bashkëpunimit dypalësh, rrugëtimin europian të vendit zhvillimeve në rajon dhe më gjerë, por dhe me Konferencën e Parisit dhe sfidat e sigurisë.