KRYEFAQJA » LAJME » Bushati: Synimi ynë strategjik anëtarësimi në BE
Përmbytjet në Maqedoni, Shqipëria akordon ndihma financiare

Bushati: Synimi ynë strategjik anëtarësimi në BE

Synimi ynë strategjik mbetet ai i një Shqipërie anëtare e Bashkimit Evropian, deklaroi ministri i jashtëm Ditmir Bushati në Konferencën e Ambasadorëve që nisi pasditen e të mërkurës në Tiranë. Ai tha se Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj stabilizues në rajon, duke shprehur sërish tendencën e saj për të pranuar anëtarësimin e fqinjëve në radhët e Aleancës së Atlantikut të Veriut. “Shqipëria i ka mbështetur dhe i mbështet aspiratat e vendeve të rajonit që duan të anëtarësohen në NATO. “Shqipëria nuk e sheh rolin e tyre si kërcënim, por si komplementar përkrah SHBA dhe BE”, ka deklaruar shefi i diplomacisë shqiptare.
Zoti Bushati u ndal në zhvillimet e fundit në kontinentin europian, veçmas në daljen e Britanisë së madhe nga BE dhe ndikimet në Ballkan. “Është e kuptueshme frika e rajonit pas referendumit britanik” tha ai. Por sipas ministrit të jashtëm shqiptar Samiti i Berlinit i nisur nga kancelarja Merkel i ka dhënë stimuj të rinj Ballkanit, ndërsa ai i Parisit tregoi, se është në dorën e vendeve të rajonit tonë të tregojnë se mund të bëjë kthesën, tha ndër të tjera zoti Bushati.
Për ministrin e jashtëm italian Paolo Gentiloni, jemi përballë një sfide që vjen si rezultat shokues për ne si BE. Por ai është shrehur optimist për të ardhmen e BE pa Britaninë, duke thënë se ka potencial t’i përgjigjet sfidave. “Zhvillimi ekonomik i shteteve ndikon në BE. Të mos e shohim me pesimizëm Brexit. Evropa duhet të luajë rolin e saj institucional. Nuk heqim dorë nga shtyllat e BE. Evropa është në gjendje të ecë para edhe pa Britaninë. Evropa ka potencial t’i përgjigjet sfidave” tha shefi i diplomacisë italiane.