KRYEFAQJA » LAJME » Bushati: Ta kthejmë Reformën në Drejtësi në një shembull frymëzimi për mbarë rajonin
Përmbytjet në Maqedoni, Shqipëria akordon ndihma financiare

Bushati: Ta kthejmë Reformën në Drejtësi në një shembull frymëzimi për mbarë rajonin

Shefi i diplomacisë shqiptare Dimti Bushati ka shprehur kënaqësinë e tij për miratimin e Reformës në Drejtësi dhe bëri thirrje për ta kthyer në një shembull frymëzimi për mbarë rajonin. “I kemi të gjitha mundësitë që edhe përmes bashkëveprimit të demonstruar me partnerët tanë strategjik SHBA dhe BE, ta kthejmë Reformën në Drejtësi në një shembull frymëzimi për mbarë rajonin” shkruan zoti Bushati në statusin e tij nërrjetin social në Fejsbuk. Duke e cilësuar miratimin e reformes me unanimitet si fillimin e fundit të tranzicionit, zoti Bushati bëri thirrje për bashkëpunim të mëtejshëm dhe kërkoi zbatimin e menjëhershëm. Ai vlerëson se kjo është e vetmja rrugë që qytetarët të ndjejnë efektet e pritshme dhe vendi të përparojë drejt çeljes së negociatave për anëtarësim në BE.