KRYEFAQJA » LAJME » Bushati, takim me krerët e politikës së jashtme të BE-së në Nju Jork
ditmir-bushati-ministri-i-jashtem-federika-mogherini-njy-jork

Bushati, takim me krerët e politikës së jashtme të BE-së në Nju Jork

Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, u takua në Nju Jork me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federika Mogerini. Takimi ndodhi në kuadër të një darke informale që mbajti zonja Mogerini me krerët e diplomacive të Ballkanit Perëndimor. Në tryezë ishin edhe ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç. Në takim u diskutua për ecurinë e vendeve ballkanike në procesin e integrimit evropian dhe për marrëdhëniet rajonale.