KRYEFAQJA » LAJME » Bushati takohet me diasporën shqiptare në Turqi
Bushati takohet me diasporën shqiptare në Turqi

Bushati takohet me diasporën shqiptare në Turqi

Ministri shqiptar i punëve të jashtme Ditmir Bushati ka ftuar diasporën shqiptare në Turqi të bëhet pjesë  e zhvillimeve të  Shqipërisë.  Zoti Bushati i cili gjendet për një vizitë në Turqi, pati një takim të përzemërt me përfaqësues të diasporës shqiptare në Ankara. Ai ka vlerësuar pjestarët e saj për kontributet e veçanta në jetën shoqërore, ekonomike e politike të Turqisë dhënë ndër vite, ndërsa ka çmuar lart përpjekjet për të ruajtur dhe forcuar identitetin kombëtar. Duke i ftuar të bëhen pjesë e zhvillimeve të vendit të tyre të origjinës, ministri Bushati i ftoi gjithashtu të marrin pjesë në Samitin e parë të Diasporës Shqiptare që do të mbahet në Tiranë, më 18–20 nëntor 2016. Të pranishmit shprehën dëshirën për një angazhim më të madh dhe për rritjen e pranisë së tyre ekonomike në Shqipëri, me synim dhënien e kontributit në funksion të zhvillimit të vendit. Takimi vijoi me një diskutim të lirë, ku Ministri iu përgjigj interesimit të përfaqësuesve të diasporës mbi një sërë çështjesh dhe shkëmbeu pikëpamje për një bashkëveprim më të mirë.