KRYEFAQJA » LAJME » Bushati të hënën në Athinë, Idrizi i kujton çështjen çame
Bushati dhe Kotzias ishin të martën në Univesitetin e Tiranës

Bushati të hënën në Athinë, Idrizi i kujton çështjen çame

Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati nis të hënën një vizitë dy ditore në Athinë. Në takimet me mikpritësin e tij Nikos Kotsias, në fokus mendohjet se do të jenë abrogimi i ligjit të luftës mes dy vendeve, rinegocimi marrëveshjes së ujrave apo marrëveshjes së kufijve tokësorë, gjendja e minoritetit grek në Shqipëri dhe të drejtat e emigrantëve shqiptarë në Greqi, thellimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si dhe integrimi i Shqipërisë. Takime të veçanta i janë rezervuar zotit Bushati edhe nga autoritet më të larta shtetërore greke, kreu i opozitës greke si dhe shoqëria civile. Ministri i jashtën shqiptar do të takohet edhe me pjestarë të komunitetit shqiptar që jeton Greqi.
Në prag të kësaj vizite ka reaguar kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, partia e të cilit mbron interesat e komunitetit çam. Ai ka kërkuar që në bisedime të diskutohet edhe Çështja e Shqiptarëve të Çamërisë, duke i kujtuar se zgjidhja e saj është edhe në programin e qeverisë Rama.