KRYEFAQJA » LAJME » Bust i Papa Françeskut në Tiranë
Bust i Papa Françeskut në Tiranë

Bust i Papa Françeskut në Tiranë

Një busti i Papa Françeskut do të vendoset para piramidës në Tiranë, në respekt të figurës së tij dhe vizitës historike në shtator 2014 në Shqipëri. Vendimi është marrë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës në mbledhjen e së premtes.
Pas Papa Gjon Palit të Dytë, Papa Françesku është papa i dytë që ka vizituar Shqipërinë në historinë e saj. Në shtator të vitit 2014, Atit të Shenjtë ju rezervua një pritje madhështore në Tiranë. Papa përshkoi me makinën e tij të hapur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke u përshëndetur me duartrokitje nga rreth 300 mijë qytetarë dhe besimtarë, pa dallim feje e kombësie që kishin mbushur si rrallë herë rrugët e sheshet e Tiranës.
Vizita e konsiderohet historike, pasi Papa Françesku bekoi tokën shqiptare dhe përgëzoi një kishë në rritje, në një vend të dalë nga një diktaturë e tmerrshme dhe që përjeton një bashkëjetesë të përsosur fetare. Do të mbahen mend gjatë fjalët e tij nga sheshi që mban emrin e shenjtores shqiptare “Nënë Tereza”, “Fluturoni lart. Shqiponja nuk e harron folenë”, një mesazhi i Atit të Shenjtë drejtuar të rinjve për të ndërtuar një botë më të mirë mbi gjurmët e parardhësve dhe martirëve.