KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Buxheti 2016, PD paraqet paketën e saj fiskale si alternativë
INSTAT: Në 2014-n PBB i Shqipërisë ishte 10 miliardë euro

Buxheti 2016, PD paraqet paketën e saj fiskale si alternativë

Një ditë para fillimit të diskutimit në parlament të projektbuxhetit për vitin 2016 dhe paketës fiskale, PD më e madhja e opozitës së djathë, ka paraqitur paketën e saj fiskale si një aletarnativë. Në thelb, sipas kryetari të partisë Lulzim Basha, paketa e propozuar nga demokratët, rikthen taksën e sheshtë këtë herë me 9 për qind dhe propozon uljen e TVSH-së për të gjithë zinxhirin e ekonomisë shqiptare nga konsumi deri tek prodhimi në 15 për qind, nga 20 për qind që është aktualisht. Duke argumentuar këtë hap zoti Basha tha se kjo paketë është një mundësi reale, nevojë e ngutshme për ndërhyrje të forta e të guximshme, për të rikthyer besimin tek ekonomia shqiptare, për nxitjen e zhvillimit ekonomik e punësimit. “Është një formë e re pozitive përballë një qeverie që në vend që t’i qëndronte në krah biznesit e sulmon atë”, tha zoti Basha para grupit parlamentar demokrat. Sipas tij paketa e propozuar nga qeveria  është shkatërrimtare për ekonominë. Një vit më parë opozita e djathtë çoi në parlament 25 amendamente për paketën fiskale që do të zbatohej gjatë 2015.
Diskutimi i projektbuxhetit për vitin 2016 dhe paketës fiskale pritet të nisi të enjten në seancë plenare dhe parashikohet të zgjasi dy ditë.