KRYEFAQJA » LAJME » Buxheti në parlament, Berisha: Rama po tregon papërgjegjshmëri!
Buxheti në parlament, Berisha: Rama po tregon papërgjegjshmëri!

Buxheti në parlament, Berisha: Rama po tregon papërgjegjshmëri!

Ish kreyministri demokrat Sali Berisha akuzoi pasardhësin e tij socialist Edi Rama se po tregon papërgjegjshmëri në drejtimin e vendit, pasi ky i fundit paraqiti buxhetin e ri të shtetit për vitin 2017. “Kjo është shkallë ekstreme papërgjegjshërie, tallje me qytetarët si në diktaturë” tha zoti Berisha. Ai akuzoi zotin Rama se nuk i kupton zhvillimet ekonomike në vend dhe i drejtoi një sërë epitetesh fyese. Ish kryeministri Berisha këmbënguli se Shqipëria i kish gjithë mundësitë për hapjen e negociatave, por shkaku më themelor i refuzimit të perëndimit ishte sepse Rama varrosi konsensusin me opozitën duke dështuar në këtë proces të rëndësishëm. Më parë ish ministri i financave Ridvan Bode  tha se buxheti i ri i qeverisë socialiste nuk sjell asgjë, ndërsa rritjen e pagave dhe pensioneve e konsideroi një limonadë elektorale.