KRYEFAQJA » LAJME » BYLYKBASHI PËR LIGJIN PËR PROKURORINË E ZAKONSHME
ored bylykbashi, reforma ne drejtesi, reagim, reagimet, pd

BYLYKBASHI PËR LIGJIN PËR PROKURORINË E ZAKONSHME

Nënkryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi ka reaguar lidhur me një nen të ligjit për Prokurorinë e Zakonshme, pjesë e paketës së reformës në drejtësi, i cili sipas tij cënon lirinë e medias.

Në deklaratën e tij, Bylykbashi shprehet se pasi ky nen i përfshirë fillimisht në ligjin për Prokurorinë Speciale, u denoncua dhe kundërshtua nga opozita dhe media, mazhoranca po përpiqet sërish ta risjellë duke e përfshirë në një ligj tjetër.

“Mesa duket, të njëjtin kërcënim e kanë futur tek ligji i Prokurorisë së zakonshme; ligj tjeëer ky. Edhe këtë e kanë gatuar të vetëm në komision kur u mblodhën para miratimit të amendamenteve kushtetuese, atëherë kur Opozita nuk ishte e pranishme. Si çdo gjë tinzare, edhe kjo është bërë në fshehtësi. Ky nen i ri që vret lirinë e medias nuk ka asnjë shans (as teorik) të kalojë! Opozita do ta kundërshtojë këtë tentativë të re të mazhorancës!”, shprehet Bylykbashi.