KRYEFAQJA » LAJME » Çahen tubacionet në Çermë të Lushnjes
Çahen tubacionet në Çermë të Lushnjes

Çahen tubacionet në Çermë të Lushnjes

Prej disa ditësh në Çermë të Lushnjes janë çarë tubacionet kryesore të ujit të pijshëm. Në gjatësi të ndryshme, rrjeti kryesor i ujësjellësit ka pësuar mbi 12 çarje. Sipas banorëve, uji që rrjedh nga rrjetit ka dëmtuar prodhimet bujqësore. Gjithshka ka ardhur për shkak të amortizimit të rrjetit. 

Drejtori i ujësjellësit në Lushnje, thotë se për shkak të presionit të ujit dhe amortizimit të rrjetit, çarjet janë të përditshme, dhe kjo ndërmarrje nuk ka çfarë të bëj tjetër, vetëm të kryej saldime mbi saldimet e vjetra.

Çarja e tubacionit në Çermë, ka sjellë ndotjen masive të ujit. Në mjaft zona uji i pijshëm përzihet me mbetjet e bagëtive, me ujërat e kanaleve kullues dhe me baltën e rrugës. Ndërsa deri sa të nisë projekti i Qeverisë shqiptare për furnizimin e Durrësit dhe Kavajës, me ujë të pijshëm nga ky ujësjellës, kjo problematikë do të menaxhohet prej drejtorisë së Ujësjellës kanalizimeve të Lushnjes.