KRYEFAQJA » LAJME » Çako apelon vendimin për pezullim

Çako apelon vendimin për pezullim

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës për pezullimin e tij nga detyra, pas kërkesës së prokurorisë në lidhje me çështjen e egzistencës së një paisjeje përgjimi. Prokuroria thotë se ajo është administruar në kundërshtim me ligjin nga ana e Policisë së Shtetit. Apelimi është dorëzuar në Gjyakatën e Aplit nga avokati i tij Maksim Haxhija. Zoti Çako u pezullua të martën nga detyra, por personalish nuk ka bërë komente.
Nga ana e saj Prokuroria e Tiranës do të pajtojë ekspertë privatë për të kryer ekspertimin e pajisjeve të sekuestruara një ditë më parë, në zyrat e Drejtorisë Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ky akt-ekspertimi do të kryet nga ekspertë privatë pasi dërgimi i tyre në laboratorin e kriminalistikës do të përbënte dhe konflikt interesi. Ndërkaq pritet drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit dhe dy vartësit e tij tashmë të ndaluar të merren në pyetje.