KRYEFAQJA » LAJME » Çako: Kujdes! Kush kërkon azil penalizohet!
Gjykata e Apelit: Pezullimi i Çakos i padrejtë

Çako: Kujdes! Kush kërkon azil penalizohet!

Në Shqipëri autoritetet e Ministrisë së Brendshme u kanë bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të respektojnë ligjet për qarkullimin e lirë në vendet e BE. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, tha gjatë një inspektimi të martën në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” se “Ka pasur një fluks të lartë azilkërkuesish dhe veçanërisht në Gjermani, por u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mos largohen për të kërkuar azil, pasi nuk do ta përfitojnë atë”. Zoti Çako paralajmëroi se kërkesat për azil në vendet e BE-së do të shoqërohet me penalitete. “Dua t’ju bëjë me dije se thyerja e rregullave të lëvizjes në Shengen, duke kërkuar dhe azil, shoqërohet me penalitete, ç’ka do të thotë se ata që kërkojnë azil nuk do të lejohen të shkelin në zonën Shengen për një periudhë të caktuar” sqaroi ai. Deklaratat e kreut të policisë shqiptare vijnë në prag të nisjes së operacioneve të kthimit masiv të azilantëve shqiptarë nga Gjermania. Të mërkurën dhe të enjten mbërrijnë dy avionët e parë me rreth 200 persona. Brenda muajit gusht janë paralajmëruar se do të mbërrijnë edhe tre aviona të tjerë.