KRYEFAQJA » LAJME » Çako: Policia ka zbatuar ligjin
Çako: Policia ka zbatuar ligjin

Çako: Policia ka zbatuar ligjin

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, deklaroi i vendosur para Komisionit Parlamentar të Sigurisë se policia në të gjithë aktivitetin e saj ka kryer vetëm detyrat në përputhje të plotë me gjithë legjislacionin e parashikuar nga Kuvendi. Lidhur me egzistencën e paisjes së përgjimit zoti Çako tha se gjatë gjithë veprimtarisë së saj policia nuk ka pasur, nuk dhe nuk mund të ketë paisje përgjimi dhe nuk ka kryer dhe nuk kryen përgjim të telekomunikimit. “Për këtë jam më se i sigurt” tha drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Zoti Çako kujtoi se ka nisur procedim penal për të cilën në zbatim të ligjit ka vënë në dispozicion burimet njerëzore. Gjatë seancës së pyetjeve në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, zoti Çako dhe ish ministri i brendshëm Flamur Ndoka shkëmbyen deklarata, që më shumë se sqarimin e çështjes, duket se kishin për qëllim te saktësonin terminologjinë e fjalëve, nëse egzistonin paisje përgjimi apo gjurmimi.