KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Cameron: “Britania nuk do të dale nga BE”
Kryeministri i Britanisë, David Cameron, paraqiti sot në parlamentin e këtij vendi marrëveshjen për reformat e Bashkimit Evropian, duke shpresuar se do të fitojë mbështetje për fushatën e tij qe mbreteria e bashkuar te metet në BE, para referendumit të 23 qershorit. Fjal e tij ne parlaemnt ndodh një ditë, pasi prefekti i Londrës, Boris Johnson, u shkaktoi goditje të rëndë përpjekjeve të Cameronit, duke thënë se ai do të bëjë fushatë per daljen e Britanisë nga BE-ja. Kjo sepse, sipas tij, atehere Brukseli do ta merrte me seriozisht kerkesen britanike dhe do t ebente leshime te reja. Nuk do t ekete referendum te dyte, e kundershtoi Kameroni idene e Xhonsonit. Eshte njesoj si te thuash qe nej cift nis procedurat e dvorcit qe pastaj e forcoje martesen. Vota do t ejete perfundimtare. Behet fjale, ose do t ejemi nej britani e madhe dhe madheshtore brenda BE-se , ose do t ebejme nej hap te madh ne nej drejtim krejt te paditur. Evropa sot perballet em shuem kercenime dhe nuk i duhet percarja, tha ai para ligjvenesve. Kryeministri Cameron e ka siguruar mbështetjen e shumicës së anëtarëve të qeverisë së tij për marrëveshjen e arritur më 10 shkurt në samitin e BE-së në Bruksel. Por, gjashtë anëtarë të qeverisë së tij, përfshirë sekretarin e drejtësisë, Michael Gove, thanë se do te mbështesin daljen e Britanisë nga BE-ja.

Cameron: “Britania nuk do të dale nga BE”

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, paraqiti sot në parlamentin e këtij vendi marrëveshjen për reformat e Bashkimit Evropian, duke shpresuar se do të fitojë mbështetje për fushatën e tij që Mbretëria e Bashkuar të mbetet në BE, para referendumit të 23 qershorit. Fjala e tij në parlament ndodhi një ditë pasi prefekti i Londrës, Boris Johnson, u shkaktoi goditje të rëndë përpjekjeve të Cameronit, duke thënë se ai do të bëjë fushatë për daljen e Britanisë nga BE-ja. Kjo sepse, sipas tij, atehere Brukseli do ta merrte më seriozisht kërkesën britanike dhe do të bente lëshime të reja. “Nuk do të ketë referendum të dytë”, e kundërshtoi Kameroni idenë e Xhonsonit. “Është njësoj si të thuash që një çift nis procedurat e dvorcit që pastaj të forcojë martesën. Vota do të jetë përfundimtare. Bëhet fjalë, ose do të jemi një Britani e Madhe dhe madhështore brenda BE-se , ose do të bëjmë një hap të madh në një drejtim krejt të paditur. Evropa sot përballet me shumë kërcënime dhe nuk i duhet përçarja, tha ai para ligjvënësve”. Kryeministri Cameron e ka siguruar mbështetjen e shumicës së anëtarëve të qeverisë së tij për marrëveshjen e arritur më 10 shkurt në samitin e BE-së në Bruksel. Por, gjashtë anëtarë të qeverisë së tij, përfshirë sekretarin e drejtësisë, Michael Gove, thanë se do te mbështesin daljen e Britanisë nga BE-ja.