KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Cani: Buxheti i vitit 2016, buxhet i zhvillimit rajonal, thellimit të reformave dhe uljes së borxhit dhe taksave
Cani: Buxheti i vitit 2016, buxhet i zhvillimit rajonal, thellimit të reformave dhe uljes së borxhit dhe taksave

Cani: Buxheti i vitit 2016, buxhet i zhvillimit rajonal, thellimit të reformave dhe uljes së borxhit dhe taksave

Qeveria shqiptare ka përgatitur buxhetin e shtetit për vitin 2016, i cili sipas ministrit të financave Shkëlim Cani, është buxhet i zhvillimit rajonal, thellimit të reformave dhe uljes së borxhit dhe taksave. Këtë vlerësim zoti Cani e bëri gjatë konferencës së kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. “Së pari është një buxhet me sens të theksuar zhvillimi për mirëqënien e qytetarëve sepse mbështet disa sektorë tradicionalë, ku do të përmendja bujqësinë dhe pyjet. Së dyti, rrit kompetencat, shërbimet dhe fondet për qeverisjen vendore duke e kthyer në një pushtet që ofron mundësi dhe potenciale zhvillimi. Së treti, karakteristikë e këtij buxheti është se nuk rrit taksat, përkundrazi i ul ato, duke inkurajuar punësimin dhe uljen e varfërisë” tha ministri Cani.
Konferenca u shoqërua nga momente tensioni pasi përfaqësuesit e opozitës u ankuan se nuk kishin patur kohën e nevojshme për t’u njohur me përmbajtjen e projektbuxhetit. Por kreu i parlamentit Ilir Meta, tha se mbledhja e Konferencës së Kryetarëve shërben vetëm për prezantimin e projektbuxhetit si dhe përcaktimin e kalendarin për miratimin e tij.