KRYEFAQJA » LAJME » Cani e Bode debatojnë për buxhetin
Parlamenti miraton buxhetin faktik 2014

Cani e Bode debatojnë për buxhetin

Ministri socialist i financave Shkëlqim Cani, dhe paraardhësi i tij demokrat Ridvan Bode, shkëmbyen replika në sallën e parlamentit gjatë debatit për projektbuxhetin e shteit 2016 dhe paketës fiskale.

Në përgjigje të akuzave të ngritura nga PD-së për investime të pakta , ministri i Financave Shkëlqim Cani deklaroi se investimet publike për vitin 2016 janë 92 miliard lekë. “Janë 62 miliard lekë nga qeverisja qendrore, 10.5 miliard lekë nga Fondi i Zhvillimit të Rajonit dhe 5 miliard lekë mbështetje për sektorin e energjisë”, tha zoti Cani. Sipas tij ka ndryshuar raporti i shërbimeve operative me investimet, 40 me 60 përqind. “Mbi 80 për qind e ekonomisë shqiptare është private. Nuk them se cila parti e ka bërë se të gjithë e kemi bërë në këto 25 vite privatizimin, nuk po them kush më shumë e kush më pak. Po që të jetë 80 e kusur përqind e ekonomisë në duart e privatit dhe t’i të mendosh se çfarë parash shpenzon shteti është dozë e thellë naivititet. Shteti pjesën e vet në këtë rritje ekonomike me 92 miliard lekë e ka pjesën e vet” tha ministri financave Shkëlqim Cani.
Duke folur për aksionin kundër informalitetitzoti Cani tha se janë 14.5 miliard lekë që do të vijnë nga lufta kundër informalitetit. “U është fiksuar ideja e panikut, për të ngjallur panik te njerëzit për të krijuar idenë, sikur do bëhet qameti. Në këtë buxhet të vitit 2016, 14.5 miliardë lekë do të vijnë nga lufta kundër informalitetit. Nga reforma e tërë kundër informalitet. E keni aty në vend që të filozofoni” u tha zot Cani deputetëve të opozitës.

Por për ish- ministrin e financave, Ridvan Bode, realizimet edhe projektbuxheti i viti 2016 janë apologjia e dështimit, e pamundësisë, paaftësisë dhe mungesës së përkushtimit nga qeveria socialiste. Sipas zoti Bode buxheti nuk i përgjigjet pritshmërive të qindra mijëra familjeve shqiptare që lidhen me politikat e qeverisë për pagat, pensionet apo shërbimet, apo atyre familjeve që kanë biznese e që lidhen me oreksin e kësaj qeverie. “Janë programuar 400 milionë dollarë më pak në krahasim me një vit më parë, teksa taksat janë rritur për dy vite me radhë”, deklaroi zoti Bode. Ish ministri demokrat i financave akuzoi qeverinë se me pretendimin se po shlyen borxhet e prapambetura që i ka deklaruar 726 milionë dollarë e që në fakt vetëm 500 milionë dollarë janë çertifikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka rritur borxhin nga 61.9 përqind të PBB-se, në fund të vitit 2013 në 74 përqind të PBB-se, në fund të muajit të shkuar.

Në debat u përfshi edhe ish kryeministri Berisha i cili përsëriti si referen se buxheti i shtetit për vitin 2016 është buxheti i katqastrofës.