KRYEFAQJA » LAJME » Çapajt, masa e arrestit; Gjykata i lë në burg pasi qëlluan mbi policinë
policia-elbasan

Çapajt, masa e arrestit; Gjykata i lë në burg pasi qëlluan mbi policinë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në qeli deri në përfundim të hetimeve Florenc Çapja dhe Bledar Muça, të cilët akuzohen se qëlluan me armë ndaj policisë gjatë një aksioni në Elbasan pak ditë më parë. Për Ardian Çapjen, gjykata do t’i komunikojë masën në spital, pasi ai mbeti i plagosur, ndërkohë që per 5 personat e tjere të cilësuar si bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, gjykata do t’ia komunikojë masën e sigurisë këtë të shtunë. Asnjë prej të arrestuarve nuk ka pranuar akuzat e Prokurorisë. Gjatë seancës së pyetjeve Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça, kanë mohuar akuzat se kanë qëlluar mbi policinë. Ata kanë pretenduar se kanë qenë në banesat e tyre kur kanë dëgjuar të shtënat me armë. Alibia e të tre të pandehurve nuk është marrë në konsideratë nga prokurorët, të cilët kanë kërkuar mbajtjen nën arrest për tre të dyshuarit. Resorti “Univers” u sulmua në shkurt të 2016-ës duke shënuar një përleshje të përgjakshme me 3 të vrarë e 4 të plagosur. Ndërkohë nga përleshja e tre ditëve më parë (8 qershor), policia arrestoi 2 anëtarë të familjes dhe gjashtë persona të tjerë.