KRYEFAQJA » LAJME » Çarls dhe Kamila vizitë në Ballkan
Çarls dhe Kamila vizitë në Ballkan

Çarls dhe Kamila vizitë në Ballkan

Princi britanik, Çarls dhe bashkeshortja e tij Kamila, nisën të hënën turneun e tyre 6 ditor në 4 shtete të Ballkanit, Kroaci, Serbi, Mali i Zi dhe Kosovë. Në Kroaci, çifti mbretëror do të vizitojë Zagrebin dhe Osijekun. Në Beograd, Çarlsi dhe Kamila do të qëndrojnë me 16 dhe 17 mars kurse më pas do të vizitojnë Malin e Zi. Turi ballkanik i çiftit do të vijojë me Kosovën më 19 mars. Ky është turneu i tretë i Princit Çarles në Ballkan, ndërsa për Kamillen, kjo është vizita e saj e parë në këto shtete të rajonit ballkanik.