KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Çaste emocionuese në edicionin e 25-të të çmimeve MTV
Edicionin e 25-të të cmimeve kinematografike MTV

Çaste emocionuese në edicionin e 25-të të çmimeve MTV

Edicioni i 25-të i cmimeve kinematografike MTV u ofroi të qeshura pafund dhe çaste emocionuese shikuesve dhe dashamirësve të mëdhenj të filmit. Shfaqja, e drejtuar në mënyrën më të shkëqyer nga Kevin Hart dhe Dwayne Johnson, mblodhi bashkë figura të shquara të ekranit ndërsa fansat pritën me brohoritje yjet hollivudiane, si Charlize Theron, Jessica Chastain dhe Chris Pratt, gjatë parakalimit në tapetin e kuq. Brohoritjet nuk munguan as për engjëjt e Victoria’s Secret, Gigi Hadid, Cara Delevigne dhe Kendall Jenner, që ishin të pranishme. Në dallim nga vitet e kaluara, kjo ngjarje u zhvillua në studiot e Warner Bros në Burbank. Filmi i vitit u shpall episodi i radhës “Zgjohet Forca” e serialit fantastiko shkencor “Star Wars – luftërat e yjeve”. Aktori më i mirë u rikonfirmua përsëri Leonardo di Kaprio me filmin Revenant kurse aktorja më e mirë Charlize Theron, në filmin “Mad Max: Fury Road”. Çmime u ndanë edhe për dokumentarin më të mirë, komedinë dhe filmat aksion, por edhe për heronjtë apo personazhet negative pa harruar ekipet më të mira realizuese.