KRYEFAQJA » LAJME » Ceferin, kandidati për president i UEFA-s
aleksander ceferin, uefa, tirane, kandidatura, kryetar

Ceferin, kandidati për president i UEFA-s

Aleksandër Ceferin, presidenti i Federatës Sllovene të Futbollit është kandidati tjetër për president të UEFA-s që ka vizituar Shqipërinë, për të shpalosur platformën e tij. Megjithëse ka qenë mjaft i rezervuar në pasqyrimin e ideve të tij, Ceferin ka theksuar se e ka të qartë programin se si duhet të ndihmojë sidomos federatat e vogla.

Dua të përfshij më shumë federata në UEFA. E për të realizuar këtë kam ide të qarta. Dua që ato të kenë akses edhe në proceset e vendimmarrjes në këtë organizëm. Një ide tjetër është edhe ajo e vendosjes së gjobave. Ato nuk duhet të jenë të njëjta për të gjitha federatat. Kjo sepse një federatëe vogël nuk ka të njëjtin buxhet me një tjetër. Ky është një problem shqetësues. Pastaj kam edhe shumë ide të tjera për të ndihmuar federatat e vogla”.

Ceferin vjen në Tiranë dy ditë pas holandezit Van Prag, kandidatit tjetër për pesident të UEFA-s. Për kreun e organizmit më të lartë evropian të futbollit, kandidaon edhe spanjolli Angel Maria Vijar.