KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Çeki, alarm për bombë në kryeqytet dhe 10 vende të tjera

Çeki, alarm për bombë në kryeqytet dhe 10 vende të tjera

Një person anonim ka njoftuar përmes telefonit për vendosjen e një bombe në stacionin kryesor hekurudhor të Pragës dhe në 10 vende të tjera në të gjithë Republikën Çeke. Këtë informacion e ka konfirmuar për agjencinë çeke të lajmeve, ČTK, zëdhënësja e policisë, Janovská. Ajo nuk i ka përmendur vendet e tjera konkrete, në të cilat personi anonim ka thënë se ka vendosur bombat. Sipas informacioneve të dhëna nga bashkia e qytetit dhe policia e Pragës, kërcënimi po ashtu i drejtohet edhe bashkisë së kryeqytetit çek, e po ashtu edhe udhëheqjes komunale të Jiqinit, stacionit dhe bashkisë së Pilsenit, Pardubicës, dhe një shkolle në këtë qytet. Është dhënë urdhëri se njerëzit e pranishëm në këto vende të dyshuara të largohen, ndërsa në mesditë janë anuluar të gjitha udhëtimet me tren.