KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Çeki, qeveria hedh poshtë thirrjen e presidentit për referendum
Czech Republic's Prime Minister Bohuslav Sobotka speaks during a ceremony to sign bilateral agreements with Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu (not seen) in Jerusalem May 22, 2016. REUTERS/Ronen Zvulun

Çeki, qeveria hedh poshtë thirrjen e presidentit për referendum

Qeveria e Çekisë ka hedhur poshtë kërkesën e presidentit, Milos Zeman, që ky vend të mbajë referendum për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, pas votimit në Britani për largim nga BE-ja. “Anëtarësimi në këto dy organizata është garantim i stabilitetit dhe sigurisë”, ka deklaruar mbrëmë zyra e kryeministrit të Çekisë, Bohuslav Sobotka. Më tej, në deklaratë theksohet se qeveria nuk po e shqyrton ndërmarrjen e asnjë hapi, që do të paraqiste pikëpyetje në anëtarësimin dhe orientimin afatgjatë të politikës së jashtme të Republikës së Çekisë dhe shtohet se, rrjedhimisht nuk parashikohet kurrfarë referendumi”. Presidenti Zeman nuk ka autoritet për thirrjen e referendumit, i cili kërkon amandament kushtetues.