KRYEFAQJA » LAJME » Çekia dërgon edhe 40 policë në Maqedoni në kufi me Greqinë

Çekia dërgon edhe 40 policë në Maqedoni në kufi me Greqinë

40 policë çekë në Maqedoni do të dërgohen në kufirin e gjelbër me Greqinë, për shkak të krizës së emigrimit. Sipas Petr Petrik, zëvendësdrejtor në policinë çeke, kjo është hera e tretë që dërgohen policë, ndërsa kontingjenti i fundit është dërguar para një muaj e gjysmë. Ata kanë detyrë të përbashkët me kolegët e Maqedonisë të kontrollojnë në rajonin e Gjevgjelisë, afër kufirit me Greqinë. “Tensioni i kalimit ilegal të kufirit është zvogëluar, por kjo nuk do të thotë se nuk ekziston kriza”, deklaroi ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Çeki, Paskal Stojçevski. Sipas tij nevojitet që kufiri të vëzhgohet. Ai shtoi se për shkak të krizës së emigrantëve, Maqedonia përveç Çekisë është mbështetur edhe nga vende të tjera si Sllovakia, Hungaria, Sllovenia, Kroacia dhe Serbia.