KRYEFAQJA » LAJME » Çela – Inspektim në Zyrën e Shërbimit të Klientit OSHEE Shkodër

Çela – Inspektim në Zyrën e Shërbimit të Klientit OSHEE Shkodër

Drejtori i Përgjithshëm i OSHEE-së, Ardian Çela, ka inspektuar Zyrën rikontruktuar të Kujdesit ndaj Klientit në Shkodër. Standartet e shërbimit ndaj qytetarëve me rritjen e shpejtësisë dhe saktësinë së veprimeve duke mundësuar kontroll për të shmangur çdo mundësi abuzimi.
Ndërkohë janë kryer mbi 10 milionë Euro investime, të cilat do të pasohen nga projekte të tjera.
Çela ka kërkuar që të rritet kontrolli për administrimin e energjisë elektrike, pasi në Shkodër humbjet janë akoma të mëdha.
Drejtori i Përgjithshëm i OSHEE-së, Ardian Çela, ka premtuar se në vijimësi do të ndihmohen akoma më shumë personat me aftësi të kufizuar.

Menaxhimi i humbjeve në rrjet si dhe rritja e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, kanë qënë në thelb të kontrollit e porosive lënë në zyrën e rikonstruktuar së fundmi të OSHEE Shkodër, të Drejtorit të përgjithshëm Ardian Çela. Një fokus i veçantë do t`u kushtohet personave me aftësi të kufizuara.