KRYEFAQJA » LAJME » Çelet fondi për kompensimin e pronarëve

Çelet fondi për kompensimin e pronarëve

Ligji i ri për pronat i jep zgjidhje këtij proçesi brenda një afati 10 vjecar dhe nuk do të krijoje pabarazi mes subjekteve që pritet të shpronësohen. Drejtoresha e agjensisë së kthimit dhe kompensimit të pronave Sonila Qato në një intervist për TVSH, pohon se çështja e pronës e akomuluar në 25 vite pritet të marrë një zgjidhje përfundimtare.

Ajo tha se sipas ligjit të ri ata individë që me dokumentacion njihen si pronarë të subjekteve apo një trualli do të kompesohen me vlera monetare apo me kthim prone. Janë 11 mijë persona që kanë probleme me pronën.

Në zyrat e aplikimit pranë Agjensisë së Kthimit të Pronave, që në orët e para të mëngjesit ka patur fluks njerzish të cilët aplikojnë për njohje të pronës si dhe kompesim.