KRYEFAQJA » LAJME » Çelet konkursi për Çmimin e BE për gazetarët investigativë

Çelet konkursi për Çmimin e BE për gazetarët investigativë

Eshtë i dyti vit në rradhë që gazetaria investigative shqiptare, inkurajohet dhe promovohet me çmime nga Partneriteti rajonal i organizatave të shoqërisë civile, bashkërenduar nga Instituti i Paqes në Ljubjanë. Të premten në Tiranë është shpallur publikisht konkursi për Çmimin e BE për gazetarët investigativë. Siç lajmëroi edhe Instituti Shqiptar i Medias, ky vit vjen me një risi, nënkategoria e gazetarëve të rinj nën 35 vjeç. Propozimet për Çmimin e BE në gazetarinë investigative duhet të jenë për artikujt ose kronika mes 1 janarit dhe 31 Dhjetorit 2015, lidhur me abuzime me pushtetin, dhe te drejtat themelore, korrupsionin dhe krimin e organizuar, etj. Për fituesit janë vënë në dispozicion 10.000 Euro. Afati përfundimtar i dorëzimit të propozimeve është 4 Prilli.