KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Çelet në Berlin, ekspozita e fotografisë shqiptare, Marubi
Çelet në Berlin, ekspozita e fotografisë shqiptare, Marubi

Çelet në Berlin, ekspozita e fotografisë shqiptare, Marubi

Eshte çelur sot per here te pare ne Berlin ekspozita “499 965”, Familja Marubi, pioneret e fotografise shqiptare. Ne galerine Irrgang jane vendosur tashme 35 fotografi te shkrepura prej tyre. Ato kane vlera historike, sociale kulturore dhe antropologjike, duke treguar fytyrën evropiane të Shqipërisë, e cila ka qenë kulturalisht dhe intelektualisht e lidhur me Evropën ndër shekuj.

Italiani Pietro Marubbi u largua nga vendi i tij për arsye politike. Ai erdhi së bashku me paisjet e tija fotografike dhe u vendos në veri të Shqipërisë duke ndërtuar kështu një perandori fotografike, e cila është një thesar unik për Shqipërinë. 499 965 imazhe te Shqipërisë së vjetër janë shkrepur në disa dekada. Pa këto dokumente historike, vështire se do të dinim sot sesi dukej Shqipëria në periudhën gjatë viteve 1858-1940. Fotografi Pietro Marubbi bashkëpunoi me dy shqiptarë të rinj e të talentuar që e vazhduan punën edhe pas vdekjes së tij: Kel dhe Gegë Marubi të cilët arkivuan në studio, mbi tre breza të Shqipërisë, në shekullin e 19-të dhe të 20-të.

Ekspozita realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Departamenti Kulturor i Ambasadës Shqiptare në Berlin.