KRYEFAQJA » LAJME » Çelet panairi “Ditët e Orientimit të Karrierës së Maturantit”
Ditët e Orientimit të Karrierës së Maturantit, ministria e arsimit, panairi studimeve

Çelet panairi “Ditët e Orientimit të Karrierës së Maturantit”

Ministria e Arsimit dhe Sportit, çeli sot panairin “Ditët e Orientimit të Karrierës së Maturantit”. Nëpërmjet këtij panairi kandidatët për student do të informohen mbi procedurat e aplikimit dhe programet që Institucjonet e Arsimit të Lartë pjesëmarrëse do të ofrojnë për vitin akademik 2016-2017.

Gjatë tri ditëve të panairit ditet e orientimit të karrieres së maturantit universitetet do të jenë në shërbim të nxënësve dhe do t`u ofrojnë atyre informacione për: kriteret e pranimit, tarifat e shkollimit, personelin akademik , si dhe për teknologjitë e mësimdhenies dhe kërkimit shkencor. Në panair marrin pjesë 25 Institucjone të Arsimit të Lartë .