KRYEFAQJA » LAJME » Çelet Panairi i Punës, Klosi : Duhen profesionistë!
Çelet Panairi i Punës, Klosi : Duhen profesionistë!

Çelet Panairi i Punës, Klosi : Duhen profesionistë!

Në Tiranë të enjten në Pallatin e Kongreseve është çelur Panairin e Punës 2016. Marrin pjesë 130 kompani dhe biznese që paraqesin oferta punësimi në sektorë të ndryshem, të tregtisë, hotelerisë, turizmit etj. Kryeministri socialist Edi Rama edhe një herë ka këmbëngulur se bizneset kërkojnë të punësuar profesionistë. “Në këtë panairi janë 8 mijë vende pune në dispozicion të punëkërkuesve” tha ai kryeministri. Nga ana e tij ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi tha se “Janë 31 mijë kërkesa për vende të reja punë në zyrat e punës në vend”. “Në Shqipëri ka punë, por nuk ka profesionistë. Kudo binzesi ka nevojë për profesionistë” tha zoti Klosi. Sipas tij qeveria shqiptare po përpiqet për reformimin e zyrave të punës në të gjithë vendin.
Çështja e punësimit është ndër më të debatueshmet në Shqipëri. Qeveria e kryeministrit Edi Rama me rastin e ardhjes në pushtet tha se do të punësonte 300 mijë persona, një shifër që opozita e djathtë e ka quajtur mjaftë të egzaxhiruar dhe të pamundur për tu mbajtur. Kur ka mbetur pak më shumë se një vit nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme qeveria thotë se ka punësuar 175 mijë të punësuar, por opozita nga ana e saj këmbëngul se shifrat nuk janë të vërteta.