KRYEFAQJA » LAJME » Çelet sezoni turistik në qytetin e Beratit
hapet-sezoni-turistik-ne-berat

Çelet sezoni turistik në qytetin e Beratit

Berati, oazi i mrekullisë së historisë, artit e kulturës mbetet ndër grishjet më të forta turistike. Në mënyrë simbolike edhe këtë vit u bë çelja e sezonit turistik, me synimin për të mikpritur me shumë vizitore :

Petrit Sinaj Kryetar i Bashkisë Berat tha se:

Nga viti në vit kemi rritje nga 30 deri në 40 % të turizimit. Në tre vitet e fundit me investime strategjike të qeverisë dhe bashkisë, por dhe donator të ndryshëm kanë bërë që të ndryshohet pamja e qytetit. Vetëm nga periudha janar- prill kemi tre mijë turistë më shumë se një vit më parë kjo tregon se qyteti është bërë një atraksion mjaft i rëndësishëm”.

Banka Botërore, partnere e rëndësishme e bashkisë për mëse 20 vjet, siguron vazhdimësinë e projekteve zhvillimore.

Ne kemi punuar në shumë fusha, por tani jemi fokusuar në zhvillimin e infrastrukturës dhe turizmit në Shqipërinë e jugut, duke filluar nga Berati. Shpresojmë që dhe mbështetja jonë të ndihmoje në rritjen e numrit të turistëve. Ju siguroj që çdo vizitor që vjen për herë të parë në Berat, dashurohet me këtë qytet.

Për shkak të vlerave të veçanta historike e kulturore Berati, në vitin 1961 u shpall qytet muze, ndërsa që në vitin 2008 është në listën e trashëgimisë botërore, UNESCO.