KRYEFAQJA » LAJME » Çelet sot në mbrëmje konferenca vjetore e ambasadorëve në Tiranë
celet konferenca vjetore e ambasadorëve në Tiranë

Çelet sot në mbrëmje konferenca vjetore e ambasadorëve në Tiranë

Në Tiranë çelet sot në mbrëmje konferenca vjetore e ambasadorëve. Ndërsa është futur tashmë në traditën e politikës së jashtme, konferenca e sivjetshme pritet të lançoje forumin e politikës së jashtme të nivelit të lartë, “Tirana Initiative”. Konferenca që do të mbahet për dy ditë dhe në vijim të Samitit të Parisit për Ballkanin Perëndimor, pritet të krijoje përmes nismës me emrin e kryeqytetit shqiptar, një instrument kordinimi të hapave konkrete rajonale në kuadër të procesit të Berlinit. Ambasadorët shqiptare në botë do të shpalosin gjatë tre ditëve të punimeve çështje të rëndësishme të politikës së jashtme shqiptare, por dhe ato ndërkombëtare e rajonale, ndërsa është bërë e ditur prania e ministrit të jashtëm italian Xhentiloni që do të përshëndesë sot në çelje të Konferencës bashkë me ministrin e jashtëm shqiptar Bushati.

Në panelin e diskutimeve qendrore janë parashikuar të marrin pjesë dhe mbajnë një ligjeratë ministra të tjerë të kabinetit shqiptar si Klajda Gjosha, Mimi Kodheli, Damian Gjiknuri, Blendi Klosi, Milva Ikonomi, Mirela Kumbaro, por dhe ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj.

Konferenca pritet të lançoje gjithashtu nisma të rëndësishme dhe për diasporën shqiptare në botë.