KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Cermoni në Nisë në respekt të viktimave të “Promenade des Anglais”
Cermoni në Nisë në respekt të viktimave
EPA/IAN LANGSDON

Cermoni në Nisë në respekt të viktimave të “Promenade des Anglais”

Franca mban të dielën ditën e dytë të zisë për viktimat e sulmit terrorist në Nisë. Në këtë qytet u mbajt një ceremoni e vogël për nder të viktimave, ku banorë dhe turistë të huaj vendosën lule në “Promenade des Anglais”, buzë bregut të detit.
Mes atyre që shprehën nderim për viktimat ishte edhe Mohamed Fkih, sekretari i përgjithshëm i federates lokale të xhamive. “Ai kriminel nuk përfaqesonte fenë e myslimaneve” tha ai.
Ndërsa qytetarët shprehin dhimbjen e trishtimin për tragjedinë. “Mund të kisha qenë unë, ose vajza ime, e cila atë natë nuk pati dëshirë të dilte. Shumë jetë e familje u shkatërruan. Eshtë njësoj si Bataklani, si Parisi, si Sharli Hebdoja, gjithë Franca ndjen trishtim” tha një grua.
Tragjedia e Nisës erdhi 8 muaj pasi persona të armatosur vranë 130 njerëz në Paris kurse në vitin 2015, u sulmua revista satirike “Sharli Hebdo” dhe një supermarket hebre nga njerëz të lidhur me shtetin islamik.