KRYEFAQJA » LAJME » Cërrik: Panariti me kultivuesit e duhanit

Cërrik: Panariti me kultivuesit e duhanit

Rikthimi në Shqipëri i kultivimit të duhanit të tipit Virxhinia Brajt, i konkretizuar në një sipërfaqe prej 10 hektarësh të mbjellë me këtë varietet në Cërrik te Elbasanit, duket se po tërheq interesin e fermerëve dhe firmave të huaja për ta kultivuar këtë lloj duhani, i cili përmban një nivel nikotine të pastër në masën 80-100 përqind. Në një takim me kultivues të duhanit, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, u shpreh se prioriteti i qeverisë dhe i dikasterit që ai drejton është zgjerimi i sipërfaqes me këtë tip duhani elitar që është shumë i kërkuar në tregun botëror. Ministri i Bujqësisë gjithashtu u shpreh tharja dhe përpunimi i këtij lloj duhani do të bëhet brenda vendit, duke realizuar kështu brenda vendit të gjithë ciklin që nga kultivimi dhe deri tek prodhimi i produkteve të duhanit. Sipas tij, termi monopol nuk mund të përdoret më, pasi tashmë fermerët shqiptare do të kenë alternativa për të zgjedhur varietetin e duhanit që duan të kultivojnë, por edhe operatorët grumbullues.