KRYEFAQJA » LAJME » “Çështja Andrea”, bashkëshorti i gjyqtares dyshohet “për kalim të paligjshëm të kufirit”

“Çështja Andrea”, bashkëshorti i gjyqtares dyshohet “për kalim të paligjshëm të kufirit”

Bashkëshorti i Gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Odise Andrea i akuzuar për marrjen e 50 mijë eurove në favor të një vendimi gjyqësor, nuk ka pranuar të japë detaje para prokurorëve për mënyrën e kthimit në Shqipëri pas arratisë 7 mujore në shtetin italian. Nga verifikimi i hyrje-daljeve në sistemin TIMS , rezulton se bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea, është regjistruar vetëm në dalje, atë të datës 13 Korrik në mbrëmje, kur edhe është larguar drejt Brindizit me traget nga Durrësi. Por mbrëmjen e të henës ai u vetëdorzua në komisariatin e kryeqytetit ç’ka ka ngritur dyshime rreth mënyrës se si ka hyrë në territorin shqiptar. Kalimi ilegal i kufirit ka vënë në lëvizje Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme e cila sipas burimeve po verifikon nëse Andrea është ndihmuar të kalojë kufirin pa u regjistruar në sistemin TIMS, por dyshimet janë se bashkëshorti i gjyqtares e ka hyrë në territorin shqiptar nëpërmjet kufirit të gjelbër me Kosovën. Nëse kjo do të rezultojë e vërtetë atëherë burime pranë policisë së shtetit thanë se bashkëshorti i gjyqtares së Gjykatës së Lartë do të proçedohet penalisht për kalim të paligjshëm të kufirit. Ish-punonjësi i Kuvendit, Odise Andrea u vetëdorëzua mbrëmjen e së hënës në policinë e Tiranës ndërkohë që nesër do të njihet edhe me masën e sigurisë të dhënë në mungesë . Mësohet se prokuroria, do të mbaj të njëjtin qëndrim për të dyshuarin Andrea, ata që ai të vazhdoi të rri në qeli me masën e sigurisë “arrest me burg”. Sipas akuzës, Odise Andrea akuzohet për “korrupsion pasiv të gjyqtarëve”, pasi ka kërkuar dhe marr një shumë prej 50 mijë eurove, që bashkëshortja të favorizonte Eleni Linon dhe Petraq Dashin në marrjen e vendimit, duke i kthyer një sipërfaqe të konsiderueshme prone. Prokuroria pretendon se e ka dokumentuar takimin mes Odise Andreas dhe personave që kanë paguar parat për vendimmarrjen e gjyqtares Majlinda Andrea. Të pandehurit e kësaj dosje, tashmë ndodhen në gjykim pranë Gjykatës së Lartë dhe seancë e radhës është parashikuar paraditen e datës 13 Janar.