KRYEFAQJA » LAJME » Çështja Apple-FBI, hetuesit zhbllokojnë telefonin e vrasësit pa ndihmën e kompanisë.
apple fbi beteja ligjore iphone lajme teknologji

Çështja Apple-FBI, hetuesit zhbllokojnë telefonin e vrasësit pa ndihmën e kompanisë.

Pas shumë javësh betëje midis Apple dhe FBI, ku kjo e fundit këmbëngul që Apple të zhbllokojë telefonin e vrasësit Sajed Faruk, FBI deklaron se nuk i duhet më ndihma e Apple.

Zyrtarisht nuk bëhet e ditur se si FBI ia doli të zhbllokojë pajisjen pas shumë javë këmbënguljesh se kjo mund të bëhej vetëm me ndihmën e Applë. Burime anonime kanë thënë se hetuesit ameriaknë kanë marrë ndihmë nga një palë e tretë, por nuk bëhet e ditur kompania apo teknikat e përdorura për t’ia arritur qëllimit.

Sajed Faruk dhe gruaja e tij hapën zjarr ndaj 14 personave në San Bernardino të Kalifornisë në dhjetor të 2015-ës, përpara se të ziheshin pritë dhe të vriteshin nga forcat policore. Autoritetet mundën të sekuestronin telefonin e tij, një iPhone 5C. Por Faruk kish aktivizuar teknologjinë e fundit të kriptimit të të dhënave të tij, duke e ndaluar FBI-në të hyjë e të hetojë telefonin e tij pa ditur 4-6 numrat e kodit PIN. Kështu, FBI iu drejtua gjykatës për të detyruar Apple që t’i ndihmojë për të zhbllokuar telefonin e vrasësit.

Teknologjia e re e kriptimit në telefonat iPhone, përdor një algoritëm të fuqishëm që quhet AES, i cili mbron të dhënat e përdoruesit. Çdo iPhone ka një numër unik kriptimi i cili përdoret për të ruajtur e për të hyrë në të dhënat e telefonit. Ky numër është 256 bits i gjatë – që do të thotë, një numër 256 shifror me njësha dhe zero – që, sipas llogaritjeve i bie miliarda e miliarda mundësi kombinimesh. Nuk mjafton një jetë për t’i gjeneruar apo për t’i zbuluar. Prandaj kjo çështje hapi debate dhe punë kërkimore për t’u zgjidhur.

Që në fillim e kundërshtuam kërkesën e FBI-së që Apple të ndihmontë me një zgjidhje për të zhbllokuar telefonin, sepse besojme që kjo është diçka e gabuar dhe do të sillte një precedent të rrezikshëm”, ka thënë një përfaqësues i Apple ditën e djeshme në një deklaratë. “Kjo çështje kurrë nuk duhej të kishte filluar”.